Ndërlidhjet

Gjykata ruse e hedh poshtë edhe një kërkesë të opozitarit, Navalny


Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny

Një gjykatës rus e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny për t’i shpëtuar përsëritjes së procesit gjyqësor.

Gjykatësi, Aleksei Vtyurin ka njoftuar sot, ditën e dytë të seancës dëgjimore në rigjykimin e Navalnit dhe të akuzuarit tjetër, Pyotr Ofitserov.

Vtyurin më pas e ka shtyrë procesin deri më 12 dhjetor duke u arsyetuar me mungesën e Navalnit në gjykatën e qytetit, Kirov, ku po mbahet gjykimi, rreth 800 km më verilindje të Moskës.

Në muajin nëntor, Gjykata Supreme ruse e ka hedhur poshtë dënimin e vitit 2013 kundër Navalnit dhe Ofitserov duke e kthyer procesin në një gjykatë më të ulët.

Navalny, politikan që bënë fushatë kundër korrupsionit dhe kundërshtar i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, ishte dënuar pesë vjet me kusht , dënim ky që ai e konsideronte të motivuar politikisht.

Ai ishte figura kyçe në protestat e mëdha anti qeveritare të viteve 2011 dhe 2012, Navalny ishte dënuar në një rast tjetër në vitin 2014 për mashtrim, prej të cilit ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë me kusht.

XS
SM
MD
LG