Ndërlidhjet

Ushtria turke u lejon oficereve shaminë në kokë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e mbrojtjes në Turqi thanë se ushtria turke ka ndryshuar rregullat e saj, për t'iu lejuar oficereve gra të veshin shaminë islamike gjatë kohës sa janë në detyrë.

Një zyrtar tha të mërkurën se ndryshimi në rregullore vlen për të gjitha gratë ushtarake dhe studentet në shkolla ushtarake, që duan të mbulojnë flokët edhe kur janë me uniformë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

Shamia tashmë është lejuar edhe për stafin civil në selitë ushtarake, për rojen bregdetare dhe për forcën paramilitare policore.

Edhe pse vend me shumicë myslimane, Turqia zyrtarisht është laike.

Shamitë në kokë, për kohë të gjatë, kanë qenë të ndaluara në shërbimet civile dhe në universitete.

Prejse ka ardhur në pushtet në vitin 2002, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e themeluar nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, ka shfuqizuar gradualisht ndalimin e veshjes së shamisë në mjedise zyrtare dhe shkolla.

XS
SM
MD
LG