Ndërlidhjet

Veseli njofton se “ditë më parë” është takuar me presidentin Trump 


Kryetari i parliamentit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me presidentin, Donald Trump
Kryetari i parliamentit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me presidentin, Donald Trump

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli njofton se “ditë më parë” e ka takuar presidentin e ri amerikan, Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi i publikuar në profilin zyrtar të Veselit në “Facebook” përcjellet me një fotografi të tij së bashku me presidentin Trump, të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës thotë se është fotografia zyrtare nga takimi.

Njoftimi nuk jep asnjë detaj për vendin, datën apo temat që janë diskutuar gjatë takimit.

“Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, thotë Veseli në postimin e bërë në “Facebook”.

Ky është takimi i parë që një udhëheqës i shtetit të Kosovës e ka pasur me liderin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Ditë më parë, Kosova ka pranuar dy urime për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një nga Shtëpia e Bardhë, dhe një tjetër nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën”, thuhej ndër të tjera në letrën e urimit të Sekretarit Tillerson.

XS
SM
MD
LG