Ndërlidhjet

Egjipt: Ish-ylli i futbollit – në listën e terroristëve


Pamje e sheshit kryesor në Kajro
Pamje e sheshit kryesor në Kajro

Autoritetet e Egjiptit e kanë përfshirë ish-futbollistin e njohur, Mohamed Aboutrika, në listën e terroristëve për lidhje të dyshuara me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, ka thënë mbrëmë avokati i tij.

Aboutrika, i cili nga arena e sportit u tërhoq në vitin 2013, i ka hedhur poshtë akuzat se e mbështet këtë parti, e cila në Egjipt konsiderohet organizatë terroriste.

Vëllazëria Myslimane, po ashtu, i ka hedhur poshtë lidhjet me terrorizëm.

Ish-lojtari i mesit të fushës, Mohamed Aboutrika, 37 vjeçar, i cili e ka udhëhequr kombëtaren e futbollit të Egjiptit për një dekadë, aktualisht është në Gabon, në rolin e komentatorit në Kampionatin e shteteve afrikane.

Avokati i tij ka refuzuar të thotë kur Aboutrika mund të kthehet në Egjipt, por theksoi se vendimi i Gjykatës penale të Kajros mund të apelohet.

XS
SM
MD
LG