Një organizatë jo qeveritare ruse që monitoron zgjedhjet me emërin, “Golos” (Zëri) e ka marrë çmimin e Mbrojtësit të Demokracisë për vitin 2017 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ceremonia zyrtare për ndarjen e këtij çmimi është mbajtur sot në Vienë, ku OSBE-ja ka zyret qëndrore.
Golos njofton përmes faqes së saj të internetit se çmimi i OSBE-së është dhënë për “kontribut ekskluziv për promovim të demokracisë dhe të drejta të njeriut”.
Çmimi vjetor është themeluar në fillim të vitit të kaluar nga vendet anëtare të OSBE-së për të nderuar aktivistët e shoqërisë civile dhe institucionet demokratike me qëllim që të tërhiqet vëmendje për problemet që ata vet përballen.
Në vitin 2014, ministria ruse e drejtësisë e ka shtuar organizatën Golos në listën e atyre që konsiderohen si “agjentë të huaj” në bazë të një ligji kontrovers rus.
Ky ligj thotë se çdo organizatë jo qeveritare e përfshirë në politikë dhe që merr fonde nga jashtë duhet të regjistrohet si “agjent i huaj”.