Ndërlidhjet

Forcat e Ukrainës e zmbrapsin një sulm të separatistëve


Forcat e qeverisë së Ukrainës thonë se e kanë zmbrapsur një sulm të separatistëve të mbështetur nga Rusia, rreth vendbanimit Marinka, afër qytetit, Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës. Në mbrëmje të 30 korrikut, ushtarët ukrainas, ndaj sulmit ishin përgjigjur me zjarr nga armët automatike dhe garanata. Ata thanë se sulmi ishte përpjekje nga separatistët për të kaluar nëpër linjat e forcave të qeverisë së Ukrainës. Nuk ka pasur raporte për viktima eventuale gjatë këtyre luftimeve. Prej prillit të vitit 2014, në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë mijëra njerëz. Nga ana tjetër, ka pasur raporte të shpeshta për shkelje të armëpushimit të Minskut, të nënshkruar në shkurt të vitit 2015.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG