Ndërlidhjet

Protesta të gazetarëve në Pakistan


Gazetarët nga rajonet fisnore të Pakistanit kanë protestuar në qytetin Peshauar kundër vrasjes së dy kolegëve të tyre në muajin nëntor. Zaman Mehsud dhe Hafeezur Rahman janë qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar, në dy sulme të ndara. Disa protestues kanë veshur zinxhirë për të protestuar kundër, siç kanë thënë, kufizimeve të ashpra të lirisë së shprehjes, që rrjedhin nga paqëndrueshmëria në Pakistan. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e radhit Pakistanin në mesin e vendeve më të rrezikshme për mediat.

XS
SM
MD
LG