Ndërlidhjet

logo-print

Dy të vrarë në protestat në Pakistan


Dy punonjës të kompanisë ajrore Pakistan International Airlines janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Karaçit, si pasojë e përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe punëtorëve të kompanisë në fjalë, të cilët kanë protestuar kundër planeve të privatizimit. Burimet në spitalet lokale i kanë konfirmuar vdekjet, duke shtuar se edhe 13 njerëz, përfshirë një gazetar, janë plagosur. Forcat e sigurisë dhe policia kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion kundër portestuesve, të cilët kanë marshuar para hyrjes kryesore të Aeroportit Ndërkombëtar të Karaçit.

XS
SM
MD
LG