Ndërlidhjet

Migrantët presin ndihma për Bajram në Beograd


Migrantët presin ndihma për Bajram në Beograd
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Dhjetëra migrantë presin për të marrë ndihma në kryeqytetin Beograd në Serbi, për festën myslimane të Bajramit, me të cilën shënohet përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Disa migrantë nga Siria, Afganistani dhe vendet e tjera, për çdo ditë kanë agjëruar gjatë Ramazanit. Fluksi i migrantëve nëpër Ballkan është ngadalësuar prej se Maqedonia i ka mbyllur kufijtë e vet, me qëllim që të bllokohen të ashtuquajturit migrantë ekonomikë, ndërsa u lejohet vetëm hyrja azilkërkuesve nga vendet e përfshira në luftë. Vlerësohet se 500 migrantë tash janë në qendrat e pranimit në Serbi, në pritje që ta vazhdojnë lëvizjen e tyre kah vendet e Evropës Përendimore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG