Ndërlidhjet

logo-print
Video

Protesta në Baloch të Pakistanit


Dhjetëra njerëz nga minoriteti etnik Baloch i Pakistanit kanë protestuar në rrugët e Karachit, duke kërkuar lirimin e një aktivisti për të drjetat e njeriut, i cili thonë se është rrëmbyer. Protestuesit mbanin mbishkrime të tilla si: “Lironi Wahid Baloch”, “Mjaft është mjaft” dhe “Jo më persona të zhdukur”. 52-vjeçari, Wahid Baloch është zhdukur më 26 korrik dhe dyshohet se është rrëmbyer teksa po udhëtonte me autobus nga dy burra të paidentifikuar. Familja e tij ka thënë se policia ka refuzuar që të hap hetim lidhur me zhdukjen e tij. Në të kaluarën liderët nga minoriteti Baloch, kanë akuzuar agjencitë e inteligjencës së Pakistanit për rrëmbim të paligjshëm të njerëzve dhe vrasje. Por, forcat e sigurisë së Pakistanit kanë mohuar këto akuza.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG