Ndërlidhjet

Video

Afganistan: Luftime të ashpra në Kunduz


Në mesin e të vrarëve në luftimet ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve talibanë në qytetin verior, Kunduz, që po vazhdojnë tash e tri ditë, ka edhe civilë. Shefi i policisë në provincën Kunduz tha se talibanët e armatosur kanë ndërmarrë sulme të reja kundër forcave afgane në këtë qytet, sot herët në mëngjes. Pasi të hënën e kanë marrë kontrollin ndaj qendrës së Kunduzit, talibanët janë detyruar të zmbrapsen në periferi të qytetit. Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se forcave afgane po u ndihmon me mbështetje ajrore. Para një viti, qyteti Kunduz ishte marrë për një kohë të shkurtër nga talibanët, gjatë një sulmi nga i cili u vranë afro 300 vetë. Sulmi i fundit në këtë qytet po bëhet kur liderët e Afganistanit sot në Bruksel po marrin pjesë në konferencën e donatorëve ndërkombëtarë, ku janë të pranishëm përfaqësuesit e më se 70 vendeve. Qeveria e Afganistanit, me mungesë të madhe të parave të gatshme, shpreson të mbledhë miliarda dollarë nga ndihmat e jashtme për ta ndihmuar luftën kundër kryengritjes talibane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG