Administratorë të rinj në kanalin Rustavi 2
Një gjykatë në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, ka urdhëruar caktimin e administratorëve të përkohshëm, në stacionin televiziv Rustavi 2. Menaxherët e rinj në një konferencë për shtyp kanë deklaruar se askush nuk do të ndërhyjë në pavarësinë editoriale të kanalit dhe asnjë gazetar i vetëm, nuk do të pushohet nga puna, kur ata do të marrin përsipër kontrollin, në televizion. Kanali në pronësi private ka qenë subjekt i një kontesti pronësor për muaj të tërë.