Ndërlidhjet

Mijëra irakianë ikin nga IS-i


Më shumë se 2,000 njerëz kanë lëshuar territoret e tyre, të cilat janë të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, përreth qytetit verior irakian të Mosulit. Më 6 prill, vetura dhe kamionë të vegjël kanë bartur familjet e dëshpëruara, shumica me gra dhe fëmijë, për në qytetin e Makhmourit. Militantët islamikë në rajon po sulmohen nga ushtarët irakianë dhe luftëtarët kurdë Peshmerga. Shumë njerëz janë larguar pas rënies së territ, duke lënë prapa gjithçka. Zyrtarët thonë se shumë njerëz janë të lënduar apo të sëmurë. Por, të gjithë duhet të kalojnë nëpër kontrollet e sigurisë. Mesazhet telefonike janë kontrolluar, për shkak të frikës se në mesin e tyre mund të ketë militantë të infiltruar.

XS
SM
MD
LG