Ndërlidhjet

Stoltenberg kërkon që Gjeorgjia të mbajë zgjedhje demokratike


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen muajin e ardhshëm në Gjeorgji, duhet të organizohen sipas standardeve më të larta demokratike. Ai i ka bërë këto komente sot, gjatë një fjalimi në Bibliotekën Kombëtare të Parlamentit të Gjeorgjisë, në Tbilisi. NATO po zhvillon takime dy ditore në kryeqytetin gjeorgjian, përfshirë këtu edhe një seancë të Këshillit të Atlantikut Verior, që është trupi kryesor vendimarrës i aleancës. Gjeorgjia, e cila ka zhvilluar një luftë të shkurtër më 2008 me Rusinë, aspiron të bëhet anëtare e NATO-s. Stoltenberg tha se bashkëpunimi në mes të aleancës dhe Gjeorgjisë është më i fortë se kurrë, por për një anëtarësim të mundshëm të Gjeorgjisë duhet kohë dhe durim. Ai rikonfirmoi mbështetjen e NATO-s për Gjeorgjinë dhe tha se të vazhdohet të krijohet partneriteti me ushtrinë gjeorgjiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG