Ndërlidhjet

Protestojnë hazaratë në Kabul


Protestojnë hazaratë në Kabul
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:16 0:00

Mijëra njerëz marshuan sot nëpër rrugët e Kabulit, me kërkesën që një projekt multimilionësh të kalojë përmes provincës afgane të Bamyanit. Policia bllokoi qasjen në rrugët kryesore në qendër të Kabulit, për t’i parandaluar protestuesit që t’i afrohen pallatit presidencial. Shumë nga shitoret në Kabul u mbyllën dhe pati shtim të pranisë policore në kryeqytet, në rast se protesta eskalonte në dhunë. Komuniteti hazara po kërkon që një linjë e planifikuar e transmisionit prej 500-kilovoltësh, që e lidh Turkmenistanin me Kabulin, të kalojë përmes provincës së Bamyianit, e cila ka një popullatë të madhe të minoritetit hazara. Linja fillimisht ishte caktuar që të kalonte përmes Bamyanit, por qeveria kishte vendosur ta ndërronte rrugën dhe ta kalonte projektin përgjatë veriut të Kabulit, duke thënë se një rrugë më e shkurtër do të kursente miliona dollarë.Kjo linjë, që ka për qëllim të ofrojë furnizim të sigurt me energji elekrtike për 10 provinca, është pjesë e një projekti të gjerë që përfshin Turkmenistanin, Uzbekistanin, si dhe Tajxhikistanin me Afganistanin dhe Pakistanin.

XS
SM
MD
LG