Ndërlidhjet

Protestë kundër vrasjeve nga talibanët


Në Kabul, qindra persona, përfshirë edhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar kundër vrasjeve masive të fundit të kryera nga talibanët. Gjatë një marshi përmes kryeqytetit afgan, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmirësojë sigurinë nëpër autoudhë dhe të mbrojë njerëzit që udhëtojnë nëpër Afganistan. Derisa protestuesit i janë afruar një objekti qeveritar, ata janë ndalur nga policët që kishin uniforma dhe pajisje për protesta të dhunshme. Më 31 maj, mediat vendore kanë raportuar se talibanët kanë marrë peng 200 persona që kanë udhëtuar me disa autobusë dhe vetura në autoudhën kryesore nga Kunduzi për në krahinën Takhar. Pasi i kanë identifikuar punonjësit e qeverisë dhe forcave të sigurisë, zyrtarët thonë se talibanët vranë 17 prej tyre në prani të pasagjerëve të tjerë, ndërsa shumë persona i kanë mbajtur peng. Shumica e pengjeve janë liruar, por raportohet se mbi 10 persona vazhdohet të mbahen peng nga militantët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG