Ndërlidhjet

logo-print

Përpjekje për të vrarë shefin e inteligjencës


Forcat afgane të sigurisë kanë thënë se kanë parandaluar një sulm kundër shefit të inteligjencës në Kabul, më 18 mars. Sipas autoriteteve, sulmuesi ka bërë përpjekje të hyjë në shtëpinë e Masood Andrabit, por është identifikuar dhe vrarë nga personeli i sigurisë. Rrugët jashtë shtëpisë janë rrethuar nga policia. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG