Ndërlidhjet

Ukrainë: Përkujtohet dëbimi masiv i tartarëve të Krimesë


Qindra vetë të mërkurën kanë marrë pjesë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë për ta shënuar 72 vjetorin e dëbimit masiv të pjesëtarëve të popullit tartar nga Krimeja. Një ceremoni solemne është mbajtur në Sheshin e Pavarësisë, i njohur edhe si Maidan, derisa është ekzekutuar një vepër në nderim të viktimave brenda Operës Kombëtare të Ukrainës. Më 18 maj 1944, afro 200 mijë tartarë të Krimesë janë transportuar me trena për në Azinë Qendrore, me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Mijëra njerëz nga pakica tartare, që janë myslimanë, konsiderohet se kanë humbur jetën gjatë udhëtimit dhe gjatë viteve të para të ekzilit. Vitin e kaluar, Parlamenti i Ukrainës ka vlerësuar se dëbimi masiv i tartarëve të Krimesë paraqet gjenocid.

XS
SM
MD
LG