Ndërlidhjet

Përkujtim i viktimave në Bacha Khan


Dhjetëra njerëz kanë organizuar një ceremoni përkujtimi natën e 21 janarit në Charsadda të Pakistanit, për viktimat e sulmit në universitetin Bacha Khan. Me qirinj të ndezur, pjesëmarrësit kanë rikujtuar 21 studentët dhe mësuesit e vrarë nga militantët, në ditën e 20 janarit. Një fraksion në shkëputje i talibanëve të Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmin në universitet. Pjesëmarrësit në ceremoninë e përkujtimit kanë bërë thirrje për paqe dhe për vendosje të masave më të mëdha sigurie në institucionet arsimore të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG