Ndërlidhjet

Kabul: Demonstratë kundër Pakistanit


Qindra afganë kanë demonstruar sot në kryeqytetin Kabul kundër Pakistanit fqinj, pas përleshjeve kufitare vdekjeprurëse gjatë javës së kaluar, që i kanë shtuar tensionet ndërmjet dy vendeve. Politikanët dhe organizatat joqeveritare janë tubuar në një park në Kabul dhe e kanë dënuar atë që ata thanë se ishte luftë e pashpallur e Pakistanit kundër Afganistanit.Protestuesit kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuaara ta mbështesin Afganistanin në konfliktin me Pakistanin, në bazë të marrëveshjeve ekzistuese të sigurisë ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit. Luftimet kanë shpërthyer javën e kaluar, kur Pakistani e ashpërsoi kontrollin kufitar në vendkalimin Torkham, me qëllim që të ndalet kalimi i miliatëve islamikë nga Afganistani. Së paku katër ushtarë janë vrarë gjatë përleshjeve, ndërsa mijëra udhëtarë dhe kamionë ishin bllokuar në kufirin e mbyllur për disa ditë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG