Ndërlidhjet

logo-print

Varroset gazetari ukrainas


Trupi i pajetë i gazetarit ukrainas, Heorhiu Gongadze, është varrosur të martën në Kiev, pothuajse 16 vjet pas vrasjes së tij. I ndjeri Gongadze, që i ka zbuluar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë politik, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000 dhe trupi i pajetë i tij është gjetur më vonë, në periferi të kryeqytetit Kiev. Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, ishte akuzuar për involvim në këtë vrasje, në bazë të audio incizimeve sekrete, të kryera në zyrën e tij. Prokurorët e patën akuzuar zotin Kuchma për involvim në këtë rast në vitin 2011, por gjykata i hodhi poshtë akuzat kundër tij. Në vitin 2008, katër ish-policë janë dënuar me burgim të gjatë për involvim në vrasjen e gazetarit Gongadze. Çështjet e pazbardhura rreth kësaj vrasjeje e kanë shtyrë varrimin e të ndjerit Gongadze për vite me radhë. Në deklaratën e të afërmëve të gazetarit të vrarë, që u publikua gjatë varrimit, kërkohet që kushdoqoftë që e ka porositur këtë vrasje, të sillet para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG