Rihapet universiteti në Pakistan
Forca të shtuara të sigurisë kanë rrethuar të hënën universitetin Bacha Kan në Pakistan, me rastin e rihapjes së tij, pothuajse një javë pas sulmeve vdekjeprurëse nga militantët. Kampusi afër Peshawarit u mbyll pasi 21 studentë dhe mësues u vranë nga militantë të armatosur më 20 janar. Militantët hyjnë dhunshëm në mjediset e këtij universiteti, duke shfrytëzuar armë automatike dhe granata dore. Policia tha se katër prej tyre u vranë pas një beteje prej gjashtë orësh brenda universitetit. Një fraksion në shkëputje i talibanëve pakistanezë e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Me rastin e rihapjes, universiteti fillimisht ka organizuar një ceremoni lutjesh për të nderuar të vrarët dhe të plagosurit.