Ndërlidhjet

Serbi: Migrantët shpallin grevë urie


Afro 130 migrantë kanë shpallur grevë urie afër qytetit kufitar verior të Serbisë, Horgosh. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të Hungarisë që t’i lejojnë ata të kalojnë në këtë shtet nga Serbia. Hungaria e ka mbyllur kufirin e saj për migrantët në vitin 2015, pasi më tepër se një milion njerëz u nisën për në Evropë nga vendet si Siria, Iraku dhe Afganistani. Kjo mbyllje e kufijëve pastaj u bë edhe në vendet ballkanike, duke e reduktuar maksimalisht udhëtimin e migrantëve nëpër të ashtuquajturën “rrugë ballkanike”. Javën e kaluar, në Beograd u bë një protestë e migrantëve, të cilët, po ashtu, patën shpallur grevë urie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG