Përleshje e armatosur në Armeni
Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër kryeqytetin Jerevan në Armeni për disa netë të protestave, në mbështetje për një grup të armatosur, i cili e ka okupuar një stacion të policisë në këtë qytet. Pjesëmarrësit e marshimit ishin nisur për në stacionin e policisë, por ishin ndalur nga policia. Policia speciale kishte filluar t’i arrestojë njerëzit, një orë pasi ishte shpallur një operacion i sigurisë, ndërsa së paku 20 vetë ishin ndaluar. Protestuesit, sikur edhe grupi i armatosur, kanë kërkuar lirimin e liderit të tyre, Zhirayr Sefilian, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar, i akuzuar për posedim ilegal të armatimit. Ata, po ashtu, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisian.Në afërsi, një spital ishte i mbrojtur nga pjesëtarët e maskuar të sigurisë, meqë aty dy pjesëtarë të grupit të armatosur i nënshtroheshin operacionit, për shkak të plagëve të shkaktuara gjatë përleshjes së armatosur me policinë. Një polic i plagosur, po ashtu, trajtohej në këtë spital. Më vonë, një zëdhënës i policisë tha se personat e mbetur të grupit, që ende janë të bllokuar në stacionin e policisë, i kanë rrëmbyer katër mjekë, të cilët kishin hyrë atje për tu dhënë ndihmë mjekësore dy personave të plagosur, që kishin refuzuar të dërgohen në spital.
Facebook Forum