Ndërlidhjet

Gjukanoviq e fitoi votëbesimin


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e ka fituar votëbesimin në Kuvendin e Malit të Zi, pas mospajtimeve që u paraqitën në koalicionin qeverisës, për shkak të marrjes së ftesës për pranim në NATO. Votimi u bë mbrëmë vonë në parlamentin e Malit të Zi, pasi dhjetëra mbështetës të opozitës malazeze pro-serbe dhe opozitës kundër NATO-s, organizuan tubim në Podgoricë dhe ftuan për rrëzim të qeverisë. Shumica e protestuesve ishin serbë etnikë të Malit të Zi. Disa e kundërshtojnë pranimin në NATO për shkak të bombardimeve të Aleancës kundër pjesëve të Malit të Zi, kur ky vend ishte në shtet të përbashkët me Serbinë, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shkak të akuzave për korrupsion.

XS
SM
MD
LG