Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës, 11 afganë të vrarë


Sulm vetëvrasës, 11 afganë të vrarë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Në Afganistan, nga një sulm vetëvrasës kundër një makine me të punësuar në gjykatë, janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 4 të tjerë. Sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes në perëndim të kryeqytetit Kabul. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, tha se sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij, derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman. Ndër të vrarët ka punonjës të gjykatës dhe civilë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët talibanë. Ata thanë se ky sulm ishte hakmarrje ndaj autoriteteve afgane për ekzekutimin e 6 të burgosurve talibanë më 8 maj. Ky sulm u bë derisa talibanët kanë shpallur se është zgjedhur lideri i ri i tyre, që quhet Mullah Haibatullah Akhundzada. Lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë javën e kaluar nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG