Ndërlidhjet

Turqia kritikon Austrinë për “qasje të papërgjegjshme” për referendumin


Ilustrim
Ilustrim

Turqia e ka kritikuar Vjenën për “standard të dyfishtë” dhe qasje të “papërgjegjshme” ndaj fushatës së mundshme të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, në Austri, para referendumit për rritjen e autoritetit të tij, që mbahet në muajin prill.

Erdogan raportohet se po planifikon fushatë në disa shtete të BE-së, ku jetojnë minoriteti turk, para referendumit të 16 prillit.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebatian Kurz ka thënë se Erdogan “nuk është i mirëseardhur”që të mbajë fushatë, dhe shtuar se kjo gjë do të “rriste fërkimet” në Austri dhe do të parandalonte integrimin e 360 mijë qytetarëve me origjinë turke.

“Ne nuk i pranojmë këto komente të papërgjgjshme që tejkalojnë limitet dhe shtrembërojnë mentalitetin”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Huseyin Muftuoglu.

Komentet e Kurz janë “shembuj të rinj të qasjes së anshme dhe standardit të dyfishtë”, ka shtuar ai.

Më 16 prill në Turqi do të mbahet referendum për ndryshime kushtetuese, përmes së cilave thuhet se do të rritet autoriteti i presidentit. Qeveria turke thotë se këto ndryshime do të sjellin stabilitet.

XS
SM
MD
LG