Ndërlidhjet

Përplasen studentët në Tbilisi


Grupe studentësh rivale janë përplasur sot në Tbilisi të Gjeorgjisë. Javën e kaluar, një grup studentësh filluan të protestojnë për të penguar emërimin e një rektori të tij, që kishte lidhje me ish presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili. Por, një grup tjetër studentësh tani po proteston në mbështetje të këtij emërimi. Ata kanë tentuar të hyjnë në zyrën e rektorit të deritashëm. Rektori në detyrë, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kundër-kandidatit, është hequr nga zyra përmes truprojave të tij. Kandidati për rektor ndërkaq, i vetmi që ka garuar për këtë post, pas përplasjeve të sotme ka paralajmëruar tërheqjen nga gara.

XS
SM
MD
LG