Ndërlidhjet

Pakistan: Protesta pas varjes së Qadrit


Pakistan: Protesta pas varjes së Qadrit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:11 0:00

Në Pakistan kanë shpërthyer protesta pas ekzekutimit me varje të Mumtaz Qadrit, një oficer policie, i cili në vitin 2011 e kishte vrarë guvernatorin liberal të provincës Punxhab. Në Islamabad, dhjetëra protestues e kanë bllokuar rrugën kryesore për në qytetin Ravalpindi, ku Qadri është ekzekutuar me varje sot herët në mëngjes. Protestuesit, që e kanë mbështetur Qadrin, kanë brohoritur slogane kundër qeverisë. Personi që ai e kishte vrarë, guvernatori Salmaan Taseer, ishte angazhuar për reformim të legjislacionit të blasfemisë, i cili në Pakistan është i ashpër. Për konservatorët religjiozë, Mumtaz Qadri është një hero, që e ka mbrojtur islamin.

XS
SM
MD
LG