Ndërlidhjet

Përmirësim marrëdhëniesh mes Uzbekistanit dhe Kirgizisë


Zyrtarët në Uzbekistan kanë mirëpritur delegacionin nga Kirgizia në pikëkalimin kufitar të këtyre dy shteteve. Vizita e 2 tetorit shënon përafrimin diplomatik në mes të dy shteteve fqinje të Azisë Qendore, pas më shumë se një dekadë të marrëdhënieve jo të mira. Në qytetin e Andijo, vallëtarët tradicional uzbek dhe këngëtarët kanë mirëpritur delegacionin kirgiz. Gjithashtu është organizuar një darkë, ku të dyja shtetet kanë nënshkruar marrëveshje që kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh. Tensionet në mes të Uzbenistanit dhe Kirgizisë kanë pasur si burim dhunën ndaj uzbekëve etnikë në Kirgizi dhe mospajtimeve për kufirin. Kjo vizitë është parë si përpjekje nga lidershipi i ri në Uzbekistan për të përmirësuar raportet me Kirgizinë, pas vdekjes së presidentit uzbek Islam Karimov.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG