Ndërlidhjet

Video

Vrasje makabre në Bjellorusi


Një qendër tregtare në Minsk ka qenë skenë e një vrasjeje të tmerrshme. Policia në Bjellorusi ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili po akuzohet për vrasjen e një gruaje me sharrë elektrike dhe sëpatë. Ata thonë se i arrestuari ka hyrë në qendrën tregtare 'Europa' - që gjendet në kryeqytet - më 8 tetor. Ai raportohet se kishte nxjerrë sharrën elektrike nga një çantë, e kishte ndezuar atë dhe më pas ka sulmuar shitësit. Policia ka thënë se pasi sharra e të akuzuarit ishte ndalur, ai kishte qëlluar një grua tre herë të tjera me sëpatë. Më pas ai u ishte vërsulur njerëzve të tjerë, që gjendeshin në vendngjarje, duke plagosur dy të tjerë, përpara se policia ta arrestonte atë. Autoritetet bjelloruse nuk kanë dhënë motive për këtë sulm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG