Ndërlidhjet

Valë e migrantëve edhe në ditë të ftohta


Valë e migrantëve edhe në ditë të ftohta
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:46 0:00

Moti i ftohtë nuk e ka ndalë valën e migruesve të cilët po vazhdojnë të arrijnë në Serbi. Rreth 2 mijë vetë në ditë regjistrohen në qendrën e pranimit në Preshevë, pasi kalojnë kufirin me Maqedoninë. Numri është pak më i vogël me numrin e aytre që hynin në ditë gjatë sezonit të verës, por për këta njerëz një sfidë serioze tani paraqet moti i ftohtë. Të vegjlit janë posaçërisht viktima të motit. Vullnetarët të cilët punojnë me grupin humanitar Remar, ofrojnë supë të ngrotë dhe veshmbathje dimri për ata që kanë më shumë nevpjë. Shumica e këtyre migruesve, Serbinë e shfrytëzojnë vetëm si vend transitor. Me autobusë, ata synojnë të arrijnë deri te kufiri kroat ose ai slloven, me shpresën se do të arrijnë në fund në ndonjërin nga vendet më të zhvilluara të Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG