Ndërlidhjet

Qindra migrantë mbesin të bllokuar


Qindra migrantë mbesin të bllokuar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Më se 200 migrantë sirianë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kufirin e Maqedonisë me Serbinë, pas mbylljes të së ashtuquajturës “rrugë ballkanike” për në Evropën Perëndimore. Për më tepër se 20 ditë, migrantët kanë jetuar në tenda të vogla, në mot të ftohtë dhe me lagështi. Shumë prej migrantëve janë fëmijë. Ata janë të rrethuar nga policia e Maqedonisë, në njërën anë, dhe policia e Serbisë, në anën tjetër. Por, migrantët po presin me shpresë se kufiri eventualisht do të rihapet. Shumë prej tyre kanë shqetësime se do të detyrohen të kththen prapa në Turqi ose në ndonjë vend tjetër.Më herët këtë muaj, Bashkimi Evropan arriti marrëveshje me Turqinë, sipas së cilës migrantët që arrijnë në Greqi, do të dërgohen prapa në Turqi, nëse refuzohet kërkesa e tyre për azil. Ende është e paqartë se çka do të ndodhë me migrantët, të cilët tashmë kanë kaluar nëpër Greqi.

XS
SM
MD
LG