Ndërlidhjet

Një gjykatë ruse lëshon urdhër-arrest për ish-kryeministrin ukrainas


Ish-kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, foto nga arkivi
Ish-kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, foto nga arkivi

Një gjykatë në qytetin rus Yessentuki ka lëshuar urdhër-arrest për ish-kryeministrin ukrainas, Arseniy Yatsenyuk.

Sipas deklaratës së lëshuar nga gjykata, urdhër-arresti ndërkombëtar për Yatsenyukun ka qenë në fuqi që prej 21 shkurtit.

Yatsenyuk kërkohet për gjykim nën akuza për pjesëmarrje në grup të armatosur në Çeçeni në mes të viteve të 90-ta dhe për luftime kundër trupave ruse.

Yatsenyuk ka konfirmuar se qeveria e Ukrainës i ka treguar atij për këtë urdhër-arrest.

Në shtatorin e 2015-ës, kreu i komitetit hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin e ka akuzuar Yatsenyuk se ka luftuar në Çeçeni dhe se ka torturuar dhe ekzekutuar ushtarë rusë.

XS
SM
MD
LG