Ndërlidhjet

Irani kundër pjesëmarrjes së SHBA-së në bisedimet për Sirinë


Kryediplomati iranian, Xhavad Zarif
Kryediplomati iranian, Xhavad Zarif

Irani ka thënë se e kundërshton pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkura në bisedimet për paqe për Sirinë që pritet të fillojnë javën tjetër në Astana të Kazakistanit.

Ky qëndrim është ndryshe prej pozicioneve të dy organizatorëve të këtyre bisedimeve, Rusisë dhe Turqisë që kanë thënë se administrata e re amerikane, nën udhëheqjen e Donald Trump, duhet të jetë e pranishme në bisedimet për Sirinë.

“Ne nuk i kemi ftuar dhe jemi kundër pranisë së tyre”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Xhavad Zarif, më 17 janar.

“Në këtë fazë, (negociatat) duhet të mbesin tri-palëshe”, ka thënë për AFP-në, zëdhënësi i Zarifit, Bahram Ghasemi.

Rusia, Turqia dhe Irani kanë nxitur bisedimet për paqe pasi forcat qeveritare kanë fituar betejen në Alepon lindore gjatë dhjetorit, një nga zonat kryesore që ka qenë nën kontrollin e rebelëve.

Irani dhe Rusia janë përkrahësit kryesor të presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa Turqia përkrahë grupet rebele.

XS
SM
MD
LG