Ndërlidhjet

Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese


Një letër me mesazh kërcënues...
Një letër me mesazh kërcënues...

Xhamitë në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së kanë raportuar se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi ose do të përballen me gjenocid.

Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve.

XS
SM
MD
LG