Ndërlidhjet

Ashton Carter arriti në Irak për bisedime për luftën kundër IS-it


Ashton Carter
Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka arritur sot në Bagdad për bisedime me komandantët ushtarakë amerikanë dhe liderët irakianë për fushatën ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Pentagoni tha se zoti Carter do të takohet me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, me presidentin e rajonit autonom kurd irakian, Masud Barzani, dhe me gjeneralin amerikan, Steve Townsend, komandant i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që i mbështet forcat irakiane.

Mëtutje, Pentagoni ka njoftuar se Carter do t’i falënderoj trupat e angazhuara në fushatën kundër IS-it dhe do të diskutoj për hapat e ardhshëm në luftën kundër militanëve.

Kjo vizitë e paparalajmëruar u bë në periudhën kur forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në dhe rreth Mosulit për afro dy muaj.

Ushtria irakiane e ka marrë kontrollin në afro 25% të këtij qyteti, por është ballafaquar me rezistencë dhe kundërsulme nga militantët.

XS
SM
MD
LG