Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet ruse, IS-i është dëbuar nga qendra e qytetit Palmira


Një ushtar sirian duke hapur zjarr artilerik kundër IS-it në Palmira
Një ushtar sirian duke hapur zjarr artilerik kundër IS-it në Palmira

Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore të Rusisë i kanë detyruar luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) që të tërhiqen nga qendra e qytetit Palmira.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se militantët tash po luftojnë në periferi të qytetit, pasi mbrëmë vonë kishin depërtuar në qendër të qytetit.

“Gjatë natës, trupat e qeverisë së Sirisë i kanë kthyer të gjitha sulmet terroriste në Palmira, me mbështetje aktive të forcës ajrore ruse”, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Ushtria ruse i ka ndërmarrë 64 sulme ajrore gjatë operacionit, me ç’rast janë vrarë më se 300 militantë, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka mbajtur qytetin Palmira, mbetjet antike të të cilit janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, prej majit të vitit 2015 e deri në mars të këtij viti, kur u detyrua të zmbrapset nga ky qytet.

XS
SM
MD
LG