Ndërlidhjet

Egjipt: Nga eksplodimi afër një katedraleje janë vrarë së paku 20 vetë


Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Egjiptit në Kajro
Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Egjiptit në Kajro

Nga një shpërthim afër një katedraleje kopte në kryeqytetin Kajro të Egjiptit janë vrarë së paku 20 vetë dhe plagosur 35 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët egjiptianë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Egjiptit, MENA ka raportuar se eksplodimi i sotëm ishte shkaktuar nga një sulmues me bombë në kishën Shën Pjetri, afër katedrales, ku gjendet selia e Kishës Ortodokse të Egjiptit.

Popullata e krishterë kopte përbënë afro 10% të popullatës së tërësishme të Egjiptit.

Ky eksplodim ndodhi një ditë pasi nga një sulm me bombë janë vrarë 6 policë në një pikë të kontrollit në Kajro.

Grupi militant, i quajtur Hasm, e ka marrë përgjegjësinë për sulm. Autoritetet thonë se ky grup është i dyshuar për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, që është e ndaluar me ligj në Egjipt.

Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër kryengritjes islamike, që ka ndërmarrë sulme vdekjeprurëse në Kajro dhe qytete të tjera të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG