Ndërlidhjet

Diplomatët: Po vazhdojnë konsultimet për takim në NATO më 31 mars


Diplomatët e NATO-s thonë se takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të aleancës, fillimisht i paraparë për 5 dhe 6 prill, tash ka përpjekje që të mbahet më 31 mars, kur sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerspon, do të jetë në Bruksel.

Departamenti amerikan i shtetit ka shpallur mbrëmë se zoti Tillerson do ta vizitoj selinë e NATO-s në Bruksel më 31 mars, një ditë pas takimit me Presidentin e Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Diplomatët e NATO-s thanë sot se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të aleancës po punojnë për përshtatje ndaj agjendës së zotit Tillerson, pasi më herët Uashingtoni pat thënë se ai nuk do të merrte pjesë në takimin e prillit për shkak të orarit të ngarkuar të takimeve.

Senatori republikan, Ron Johnson, tha sot në Brukel se Tillerson dhe ministrat e tjerë të NATO-s “i kanë gjetur datat”.

Por, diplomatët e NATO-s në Bruksel thanë sot se “konsultimet në mesin e aleatëve po vazhdojnë”.

Sipas tyre, sjellja e të gjithë ministrave të jashtëm të NATO-s së bashku më 31 mars, mund të jetë gjë e komplikuar, pasi sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të qëndroj në Bruksel atë ditë.

Afati i fundit për gjetjen e zgjidhjes është 27 marsi.

XS
SM
MD
LG