Ndërlidhjet

Mijëra migrantë të bllokuar në Greqi


Më se 10 mijë migrantë dhe refugjatë mbeten të bllokuar në pjesën greke të kufirit me Maqedoninë.Qindra prej tyre kanë marrë pjesë në demonstratën e së enjtes në qytetin kufitar grek, Idomeni.Në një moment, ata e bllokuan një tren transportues që synonte të hynte në Greqi.Kjo protestë u bë derisa Maqedonia efektivisht e ka ndalur kalimin mëtutje në veri të pjesës më të madhe të migrantëve nga Greqia, gjatë ditëve të fundit.Vitin e kaluar, qindra mijëra migrantë patën kaluar për në pjesën veriore të Evropës, nëpër të ashtuquajturën “rrugë ballkanike”.Por, Maqedonia aktualisht e ka kufizuar fluksin ditor të migrantëve në vetëm 500 vetë, sipas policisë greke.Po ashtu, edhe vendet e tjera mëtutje në veri, i kanë mbyllur kufijtë për pjesën më të madhe të migrantëve. Greqia ka raportuar për mungesa të ushqimit, ujit dhe furnizimeve të tjera në kampe.Bashkimi Evropian më 7 mars e mban një samit të jashtëzakonshëm për situatën me migrantë.

XS
SM
MD
LG