Ndërlidhjet

Reuters: Ushtria turke vret 20 luftëtarë kurdë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria turke ka vrarë 20 luftëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) pasi këta të fundit kanë provuar të sulmojnë një bazë ushtarake në krahinën juglindore, Hakkari.

Njoftimi i publikuar nga Reuters, është i mbështetur në të dhënat e ushtrisë turke.

Luftëtarët kanë kaluar në Turqi nga Iraku verior dhe kanë bërë përpjekje që të nisin sulme ndaj bazës ushtarake në zonën malore kufitar, ka thënë më tej ushtria turke.

Rajoni i banuar kryesisht nga kurdët i Turqisë juglindore është tronditur nga dhuna prejse armëpushimi 2 vjeçar e gjysmë mes të qeverisë dhe PKK është hedhur poshtë në korrik të vitit të kaluar.

PKK që konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, e ka nisur kryengritjen prej vitit 1984.

Mbi 40 mijë njerëz, kryesisht kurdë kanë vdekur prejse kanë nisur luftimet.

XS
SM
MD
LG