Ndërlidhjet

Ukrainë: Savchenko i vizitoi rajonet nën kontrollin e separatistëve


Nadia Savchenko duke folur para gazetarëve pas vizitës në një burg në pjesën lindore të Ukrainës
Nadia Savchenko duke folur para gazetarëve pas vizitës në një burg në pjesën lindore të Ukrainës

Deputetja urkainase, Nadia Savchenko, i ka vizituar territoret në pjesën lindore të Ukrainës, që janë nën kontroll të separatisëtve të mbështetur nga Rusia, për tu takuar me të burgosurit ukrainas. Megjithatë, kjo vizitë e saj e djeshme, i ka zemëruar bashkëkombasit e saj në Kiev.

Deputetja Savchenko, ish-pilote ushtarake, e cila ishte burgosur në Rusi për dy vjet, e ka vizituar burgun Makiivka. Ajo ka shkruar në rrjetin Facebook se qëllimi i saj ishte të ndihmoj për lirimin e të burgosurve ukrainas.

Pasi i vizitoi gjashtë të burgosur ajo u tha reporterëve se synon një aranzhim të këmbimit të të burgosurve që mbahen nga të dy palët, në stilin “të gjithë për të gjithë”.

Nadia Savchenko ishte pritur në mënyrë madhështore në Ukrainë, pas lirimit nga një burg në Rusi, por prej atëherë ajo u shndërrua në një figurë kundërthënëse për shkak të kritikave të saj ndaj qeverisë së Ukrainës dhe ftesave të saj për dialog me separatistët, për përfundimin e luftimeve, nga të cilat prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,750 njerëz.

XS
SM
MD
LG