Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Kaliforni 


Objekti i dëmtuar nga zjarri në Oakland
Objekti i dëmtuar nga zjarri në Oakland

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 24 trupa të pajetë nga një objekt banimi në Oakland të Kalifornisë pas shpërthimit të një zjarri gjatë një ndeje që është mbajtur gjatë fundjavës, shkruan Reuters.

Numri i viktimave pritet të rritet sërish, sipas autoriteteve amerikane.

Rreshteri Ray Kelly zëdhënësi sherifit të zonës Alameda, ka thënë se 24 trupa janë gjetur nga autoritetet brenda objektit dy katësh ku ka ndodhur tragjedia.

Ky rast tragjik i shkaktuar nga zjarri konsiderohet më i rëndi në historinë e këtij qyteti.

Deri më tash ekipet e shpëtimit kanë hulumtuar vetëm 20 % të objektit sipas Melinda Drayton, shefe e batalionit të zjarrfikësv të Oaklandit.

Ajo ka thënë se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

XS
SM
MD
LG