Ndërlidhjet

Opozita shqiptare kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit


Ilustrim, foto nga arkivi

Ilustrim, foto nga arkivi

Opozita në Shqipëri ka nisur valën e protestave për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen cdo të enjte përpara parlamentit të Shqipërisë, me kërkesën për largimin e zotit Meta, në mënyrë që t’i hapet, siç thuhet, "rruga hetimit të paanshëm të prokurorisë për çështjen Doshi".

Protestat e Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj, zhvillohen çdo ditë , por ato janë më të organizuara ditëve të enjte, kur parlamenti mblidhet në seancë plenare. Pjesmarrja e qytetarëve në protestë nuk ka qenë masive.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta është përmendur nga deputeti Tom Doshi, si porositës i vrasjes së tij dhe deputetit të PD-së, Mëhill Fufi. Zoti Meta ka dhënë dëshminë e tij në prokurori për këtë çështje, dhe ka mohuar kategorikisht përfshirjen në të.

Partia e zotit Meta, Lidhja Socialiste për Integrim, është në koalicion qeverisës me atë të kryeministrit Edi Rama, Partinë Socialiste. Akuzat e zotit Doshi kundër zotit Meta kanë pasuar shkarkimin e Doshit nga Partia Socialiste.

Për këtë rast, deri tani kanë dëshmuar përpara prokurorëve të çështjes, edhe kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, deputeti Mark Frroku, deputeti Mëhill Fufi si dhe njerëz tëtjerë të përfshirën ë dëshminë e deputetit Tom Doshi.

Ky i fundit ndërkaq është paraqitur disa herë në prokurori. Ai ka paraqitur një video regjistrim në prokurori dhe në rrjetet sociale, ku Durim Bami paraqitet si vrasësi me pagesë, që është penduar dhe nuk e ka kryer atentatin. Në video ai thotë se i janë ofruar 500 mijë euro nga Fatjon Skënderi për këtë vrasje.

Vërtetësia e video-regjistrimit nuk është konfirmuar ende.

Durim Bami po gjykohet në masën e sigurisë arrest me burg. Fatjon Skënderi është paraqitur në prokurori dhe ka dhënë dëshminë e tij. Të dy kanë mohuar njohjen me Tom Doshin, dhe kanë hedhur poshtë planin e supozuar të vrasjes, të paraqitur prej tij në prokurori dhe publikisht.

XS
SM
MD
LG