Ndërlidhjet

Holandë: Wilders shpallet fajtor për fjalim të urrejtjes, por nuk dënohet


Gert Wilders
Gert Wilders

Lideri i së djathtës ekstreme në Holandë, Geert Wilders, është shpallur fajtor për diskriminim dhe përdorim të fjalimit të urrejtjes kundër marokenëve, por nuk është imponuar dënim ndaj tij.

Një gjykatë në Amsterdam sot ka gjetur se Wilders është fajtor lidhur me një tubim në vitin 2014, në të cilin ai i ka udhëhequr mbështetësit e tij duke brohoritur se dëshironin “më pak” imigrantë nga Maroku.

Gjykata nuk ka imponuar dënim ndaj Wildersit, kështu që ai mund ta vazhdoj mandatin e tij në parlamentin e Holandës.

Po ashtu, ai do të ketë të drejtë ta udhëheq Partinë e Lirisë, me orientim nacionalist, në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Pas vendimit të gjykatës, Geert Wilders ka shkruar në rrjetin Twitter se ky është një vendim i “çmendur” me të cilin dënohet “gjysma e Holandës”.

Ai tha se gjyqtarët e “urrejnë” Partinë e Lirisë.

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se avokati i zotit Wilders ka thënë se klienti i tij do të ankohet kundër vendimit të gjykatës.

XS
SM
MD
LG