Ndërlidhjet

BE: Takimi i ardhshëm Kosovë - Serbi më 24 janar


Pamje nga takimi më 26 janar 2016 në Bruksel ndërmjet Isa Mustafës (djathtas) dhe Aleksandar Vuçiqit, ndërsa në mes është Federica Mogherini
Pamje nga takimi më 26 janar 2016 në Bruksel ndërmjet Isa Mustafës (djathtas) dhe Aleksandar Vuçiqit, ndërsa në mes është Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar palët për takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, për të martën më 24 janar, në Bruksel, ka njoftuar nëpërmjet një kumtese, Bashkimi Evropan.

“Zhvillimet gjatë ditëve të kaluara e theksojnë nevojën për përkushtim të shtuar dhe angazhim të të dy palëve nëpërmjet dialogut”, thuhet në njoftimin dërguar sot mediave, dhe shtohet se “progresi në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i rëndësisë së lartë për të dy palët, për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor si të tërë”.

XS
SM
MD
LG