Ndërlidhjet

Vizita e Princit Charles në Kosovë


Vizita e Princit Charles në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Princi britanik, Charles, dhe bashkëshortja e tij, Camilla, gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe politikanë të tjerë vendorë. Presidentja Jahjaga ka dekoruar Princin e Charles me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, e cila është e fundit në kuadër të turneut të tij gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit, Princi Charles është takuar me familjarët e të pagjeturve, e gjithashtu edhe me ushtarët e KFOR-it, në bazën ushtarake “Film City” në Prishtinë. Princi Charles ka vënë kurora me lule në memorialin kushtuar ushtarëve britanikë që dhanë jetën gjatë misionit të tyre në Kosovë. (Pamjet, RTK)

XS
SM
MD
LG