Ndërlidhjet

Rohani viziton Ahvazin pas protestave kundër qeverisë


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, thotë se qeveria e tij do të ndërmarrë masa për të parandaluar problemet me furnizim me ujë në qytetin jugperëndimor të Ahvazit.

Rohani i bëri këto deklarata sot gjatë vizitës në këtë qytet.

Kjo vizitë vjen disa ditë pasi në Ahvaz ka pasur protesta për ndërprerjet e energjisë elektrike, ndotjes së ajrit dhe menaxhimit të keq të qeverisë.

“Gjithashtu ka pasur shumë përpjekje për të zgjidhur çështjen e ndërprerjes së energjisë elektrike”, ka thënë Rohani, duke shtuar se ai ka ardhur në këtë qytet për të mbikëqyrur masat që janë duke u ndërmarrë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Banorët e Ahvaz, që është kryeqyteti i provincës të pasur me naftë Khuzestan, javën e kaluar kanë protestuar, duke kërkuar që zyrtarë të lartë qeveritarë të vijnë në këtë qytet dhe të shohin vet problemet me të cilat ballafaqohen banorët.

XS
SM
MD
LG