Ndërlidhjet

Radhë e gjatë e pritjes për McDonald’s


Në kryeqytetin Astana të Kazakistanit janë krijuar rreshta të gjatë të njerëzve, në pritje të hapjes së restorantit të parë McDonald’s në Azinë Qendrore.Kjo kompani, me seli në Shtetet e Bashkuara, tash e disa vite ka zhvilluar bisedime me autoritetet e Kazakistanit për hapjen e restorantëve të saj në këtë vend.E drejta për përfaqësim i është dhënë biznesmenit, Qairat Boranbaev, motra e të cilit është e martuar për nipin e presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev. Boranbaev tha se i ka investuar 3.5 milionë dollarë në restorantin e parë dhe planifikon t’i hapë edhe 15 të tjerë. Ai, po ashtu, është pronar i 11 restoranteve në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG